UBT News

​EULEX: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në vendvotimet në veri

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka deklaruar se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore, në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në X.

Në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe deri në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë “për ose kundër”.

Exit mobile version