Qeveria e Etiopisë po planifikon t’i krijojë platformat e veta sociale për të zëvendësuar rrjetet sociale sikurse Facebook, Twitter, WhatsApp dhe Zoom.
Qeveria nuk e ka në plan t’i bllokojë platformat sociale amerikane, por synon të reduktojë varësinë nga kompanitë tjera të teknologjisë, që sipas tyre, ‘po ndërhyjnë në politikat e vendit’.
Shumete Gizaw, drejtor gjeneral i Agjencisë për Sigurinë e Informacionit, akuzoi rrjetin social Facebook se po i fshin postimet dhe llogaritë që sipas tij, ‘po e shfaqin të vërtetën rreth Etiopisë’.
Në qershor, disa ditë para zgjedhjeve nacionale, Facebook tha se kishte hequr një rrjet të llogarive të rreme në vendin prej 112 milionë banorësh. Facebook tha se llogaritë e rreme ishin të lidhura me individë të lidhur me qeverinë etiopiane.
Edhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar gjithashtu qeverinë etiopiane për mbyllje të pashpjegueshme të shërbimeve të mediave sociale përfshirë Facebook dhe WhatsApp gjatë vitit të kaluar./UBTNews