Nigeria ka ngritur një qendër reagimi emergjent për t’u marrë me shpërthimet e etheve vdekjeprurëse Lassa në disa pjesë të vendit.
Kjo vjen pas një numri në rritje të rasteve në tre javët e fundit, me rreth 115 infeksione dhe 26 vdekje të konfirmuara.
Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) tha se aktivizimi i qendrës ishte i nevojshëm për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Ethet Lassa është sëmundje akute hemorragjike virale, që shpesh transmetohet te qeniet njerëzore nëpërmjet kontaktit me ushqime ose sende shtëpiake të kontaminuara me urinë ose jashtëqitje të brejtësve.
Simptomat përfshijnë ethe, dobësi të përgjithshme, të vjella dhe diarre, dhimbje koke dhe kollë.
Sëmundja u zbulua për herë të parë në vitin 1969 në qytetin Lassa në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno. Këto lloj shpërthimesh megjithatë janë të zakonshme në vend.
Në Afrikën Perëndimore, sëmundja ka shkaktuar deri në 5000 vdekje çdo vit./UBTNews/