Në Lojërat Olimpike Verore të Parisit 2024, një nga kërcënimet kryesore shëndetësore janë “ethet e Dengës”. Dengja është një sëmundje virale e transmetuar nga mushkonjat e infektuara, me Aedes albopictus, i njohur si mushkonja tigër, si një prej fajtorëve kryesorë në Francë.
Kjo sëmundje ka shkaktuar shpërthime në pjesë të ndryshme të botës dhe tashmë po rritet në Francë, ku mushkonjat tigër kanë gjetur kushte të përshtatshme për të rritur numrin e tyre, sidomos gjatë verës së ngrohtë europiane. Autoritetet franceze po përpiqen të ndërmarrin masa për të kufizuar shpërndarjen e virusit dhe për të minimizuar rrezikun e një epidemie gjatë evenimentit të madh sportiv.
Anna-Bella Failloux, një entomologe mjekësore në Institutin Pasteur në Paris, vlerëson se është sfidë e vështirë për të kufizuar rrezikun e dengës, duke qenë se transmetimi i virusit ndodh nga mushkonjat te njeriu dhe nuk ka trajtim specifik për infeksionin. Me një fluks të madh të vizitorëve që pritet të arrijnë në Paris, rritja e rasteve të dengës mund të shkaktojë presion shtesë mbi sistemet shëndetësore vendase.
Pra, në këtë kontekst, autoritetet po përgatiten të përballen me sfidën e ethet e Dengës për të siguruar që Lojërat Olimpike Verore të Parisit 2024 të zhvillohen sa më sigurt dhe pa shqetësime shëndetësore të mëdha për pjesëmarrësit dhe vizitorët./UBTNews/