Shefi ekzekutiv i grupit këshillues financiar i deVere, ka thënë se pret që ethereum të vazhdojë të tejkalojë bitcoin këtë vit dhe i ka dhënë një objektivë cardanos me një çmim prej 3 dollarësh në shtator, 16 përqind nga çmimi aktual.
Çmimi i bitcoin nuk ka arritur të gjejë bazë mbi 50 mijë dollarë për bitcoin, duke rënë prapa në 45 mijë dollarë. Kriptomonedha e dytë më e madhe sipas vlerës, ethereum, e cila ka tejkaluar bitcoin gjatë vitit të kaluar, gjithashtu ka luftuar-duke rënë prapa drejt 3 mijë dollarë për një ether këtë javë, raporton Forbes.