UBT News

Estonia njofton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 113 milionë euro

Prime Minister of Estonia Kaja Kallas speaks during a joint press conference with British Prime Minister Secretary General of NATO at the Tapa Army Base on March 1, 2022 in Tallinn, Estonia. - British Prime Minister Boris Johnson said on a visit to Poland on March 1, that the West would keep up sanctions pressure on Russian President Vladimir Putin's regime indefinitely after it invaded Ukraine (Photo by Leon Neal / POOL / AFP) (Photo by LEON NEAL/POOL/AFP via Getty Images)

Estonia do t’i dërgojë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës me vlerë 113 milionë euro, njoftoi sot në një deklaratë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas. Sipas deklaratës, paketa e ndihmës përfshin dhjetëra obusa, mbi njëqind armë antitank, pajisje mbështetëse artilerie, granatahedhës dhe municione.

“Të gjitha vendet duhet të shikojnë rezervat e tyre dhe të sigurojnë që industritë të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë dhe më shpejt. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka një çmim – një çmim që ne e paguajmë në euro, por ukrainasit e paguajnë me jetën e tyre”, tha Kallas.

Me paketën e fundit të ndihmës, ndihma totale ushtarake e Estonisë për Ukrainën do të shkojë në 370 milionë euro, ose pak më shumë se 1% e prodhimit të brendshëm bruto të Estonisë, sipas deklaratës – një pjesë e konsiderueshme në krahasim me vendet e tjera evropiane.

“Ndihma jonë dhe ndihma e aleatëve tanë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë luftarake të ushtarëve ukrainas dhe kjo vlerësohet shumë në Ukrainë. Prandaj, është e rëndësishme të japim shembull dhe të motivojmë aleatët e tjerë që të japin ndihmë gjithashtu”, tha në të njëjtën deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur./UBTNews/

Exit mobile version