UBT News

Estonia do të heqë memorialet sovjetike në qytetin rusishtfolës

Estonia do të heqë të gjitha memorialet publike sovjetike në qytetin e saj, Narva, me shumicë rusishtfolëse për shkak të luftës në Ukrainë.

Vendi, që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në muajin shkurt.

Sot, autoritetet në Narva, në qarkun verilindor të Ida-Viru, u panë duke e hequr një tanke sovjetike nga Lufta e Dytë Botërore nga qyteti me vinç.

Edhe ushtria mori pjesë në këtë aksion, konfirmoi policia për Agjencinë e Lajmeve BNS./UBTNews/

Exit mobile version