Policia estoneze arrestoi një profesor rus, i cili jepte mësim në universitetin më prestigjioz të vendit të hënën, duke e akuzuar atë për spiunazh në emër të Moskës.
Sipas zyrtarëve, Viacheslav Morozov, shtetas rus dhe profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Tarfus, dyshohet se është i përfshirë në aktivitetin e inteligjencës që synon të minojë sigurinë kombëtare të Estonisë.
Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit (ISS), i cili po heton rastin, nuk dha detaje mbi natyrën e inteligjencës që dyshohet se është mbledhur nga Morozovi “pasi hapat procedural po ndërmerren për të verifikuar akuzën”.
Morozov ishte i lidhur me Universitetin e Tarfus, më i madhi dhe më i vjetri i Estonisë, që nga viti 2010./UBTNews/