Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e cila konfirmon se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.
Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.UBTNEWS
Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
- Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
- Mbani shpezët në kushte të mira,
- Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
- Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
- Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
- Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
- Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
- Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
- Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
- Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.
Raportoni në numrin:
0800 111 22 Pa pagese 24h