A ju ka ndodhur që të ngecni së foluri shpesh në gjuhë të huaja??
Ngurrimi për të krijuar një fjali është e dukshme në shumë persona, andaj sipas studimeve të fundit, një gotë verë apo birrë ju ndihmon të flisni më rrjedhshëm duke kapërcyer nervozizmin ose hezitimin gjatë të folurit.
Pra, a thua njerëzit më te vërtet flasin gjuhet e huaja më mirë pas një gotë alkool, apo është vetëm guximi i tyre në të folur?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit britanik dhe holandezë zhvilluan një eksperiment, të botuar në Journal of Psychopharmacology, transmeton Klankosova.tv.
Kjo rezultoi pozitive ngase njerëzit me të vërtet flasin më rrjedhshëm pas një doze të ulët të alkoolit.