UBT News

Është 52 vjeçe, por duket si 30 – Kjo është dieta e Jennifer Lopez!

Ne sapo zbuluam smoothie-n që Jennifer Lopez pi çdo ditë dhe mendojmë se përveçse i shëndetshëm, është edhe i shijshëm.

JLo mund të mos ndjekë dieta të rrepta, por ajo ka zgjedhur një dietë të shëndetshme si stilin e saj të jetesës.

Dieta e saj përbëhet nga pesë kategori kryesore: proteina, perime, yndyra të mira, karbohidrate dhe ujë. Nuk konsumon ushqime të përpunuara. Në fakt, në varësi të vlerave që dëshiron të marrë nga çdo vakt, ajo zgjedh ushqimet përkatëse. Për të marrë proteina ajo ha katër herë në javë të bardhat e vezëve, gjelin e detit, gjoksin e pulës dhe mishin e viçit. Për yndyra të mira, zgjedh peshq si salmoni e levreku dhe një grusht arra në ditë. Po ashtu ha shumë perime, duke shmangur karotat dhe misrin sepse ato kanë përmbajtje më të lartë sheqeri sesa perimet e tjera. Po për smoothie çfarë zgjedh ajo?

Gjatë një degustimi disa muaj më parë JLo zbuloi recetën e smoothie-s që ajo pi çdo ditë.

Smothie e J.Lo është vërtet e shëndetshme, plot fibra, plot omega 3 dhe proteina.

Smoothie JLo

1 grusht spinaq

1 banane e ngrirë

1 filxhan qumësht orizi

2 lugë gjalpë bajameje ose luledielli

1 lugë gjelle pluhur proteina

Si bëhet? Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe rrihni derisa të jetë krijuar një masë homogjene./dritare.net

Exit mobile version