UBT News

Escobari sot do të takojë opozitën

Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takojë partitë opozitare në Kosovë.

Escobar dje u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në takim u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës.

Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, dje u takuan me përfaqësues të Listës Serbe. Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Sipas njoftimit të Listës Serbe, ata biseduan për situatën politike dhe të sigurisë

Ndryshe, takimi i djeshëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Exit mobile version