I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, shkruan Tanjug.
Kujtojmë se të mërkurën Gabriel Escobar ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në këto dy takime të ndara, Escobar e ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës.