Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë sot ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga komunitetet joshumicë në Pejë.
Emisari amerikan dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive opozitare.