Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Fillimisht ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare
Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.
Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botërorë sa i përket bisedimeve Kosovë–Serbi.