UBT News

Escobar shkon për vizitë te Manastiri i Deçanit

Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar atje për vizitë.

Kjo vizitë e Escobarit vjen vetëm pak orë para se ai të takohet me kryeministrin Kurti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30./UBTNews/

Exit mobile version