ShBA-të qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil, njoftoi Ambasada amerikane në Podgoricë pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me kryeministrin Zdravko Krivokapiq.
“Në takim, Escobar inkurajoi Krivokapiq që të mbajë fokusin e qeverisë në reformat e nevojshme për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, tha ambasada e SHBA në një postim në Twitter.
Shtohet se Escobar inkurajoi një integrim më të fortë ekonomik të rajonit.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil”, tha ambasada e SHBA në një deklaratë.
Escobar filloi një vizitë tre-ditore në Mal të Zi me një takim me presidentin Milo Gjukanoviq të mërkurën.
Siç është raportuar nga Ambasada e SHBA në Mal të Zi të mërkurën, Escobar theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për “korrupsionin e rrënjosur në vend” dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale.