UBT News

Escobar pas takimit me Osmanin: Mbështesim aspiratat euroatlantike në thellimin e partneritetit

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherit i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka qenë fjalëpak pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani. Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi ai.

Escobar shtoi se Kosova ka kontribuar shumë në agjendën e tyre të përbashkët.

“Jam krenar të them që Kosova ka kontribuar shumë në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm sesi Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”, shtoi ai tutje.

Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

Exit mobile version