Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve. Ai shprehu shqetësimin e tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, derisa tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Krahas kësaj, ai nënvizoi mbështetjen për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Derisa Osmani, pas takimit kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Banjskës.