UBT News

Escobar këtë javë në Kosovë dhe në Serbi

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh REL, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.

Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tri ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.

Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se një marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian “është thelbësore për normalizim” të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk e kanë nënshkruar propozimin, por janë pajtuar se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.

Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja e po atij viti nuk ka qenë në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit dhe tha se mund të harmonizohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Por, më 13 mars, Kurti pranoi se Kosova është duke trajtuar 15 modelet e ofruar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, në mënyrë që “ne do të mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur edhe në vendin tonë”.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që ta krijojë Asociacionin. Si Washingtoni, ashtu edhe Brukseli u shprehën kundër krijimit të një asociacionin që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu siç shprehu droje Kurti.

Exit mobile version