UBT News

Escobar dhe Lajçak takohen sot me krerët e shtetit

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të zhvillojnë takime me krerët e institucioneve të Kosovës në përpjekje për arritjen e marrëveshjeje për targat dhe letërnjoftimet.

Escobar dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani, takim ky ky i cili zgjati rreth dy orë. Ndërsa sot në ora 14:00, ai do të takohet sërish me të parën e vendit, por kësaj radhe i shoqëruar edhe nga Lajçak.

Të dy emisarët do të takohen sot në pra 15:00 edhe me kryeministrin Albin Kurti, e më pas do të takohen edhe me krerët e opozitës.

Escobar dhe Lajçak pritet të vizitojnë edhe veriun e vendit. 

Exit mobile version