Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar me titullin prestigjioz francez “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.
Në reagimin e saj emocionues, artistja e cilësoi këtë vlerësim si një nder të madh, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me Francën dhe kulturën franceze. Ajo shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe miqtë që kanë shoqëruar rrugëtimin e saj artistik ndër vite.
Jaho falënderoi veçanërisht agjentin e saj Dominique Riber për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Jean-Philippe Thiellay për përkushtimin ndaj operës dhe artit.
Sopranoja shqiptare konsiderohet sot një nga zërat më të vlerësuar të operës në botë, me interpretime në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.
