UBT News

Ericsson do të largojë nga puna 8 mijë e 500 punonjës

Prodhuesi i pajisjeve të telekomit, Ericsson do të pushojë nga puna 8 mijë e 500 punonjës në mbarë botën, kjo pasiqë kompania dëshiron të ulë kostot.

Derisa kompanitë teknologjike sikurse Microsoft (MSFT.O), Meta (META.O) dhe Alphabet (GOOGL.O) kanë pushuar nga puna mijëra punonjës duke përmendur kushtet ekonomike, kjo do të shënonte numrin më të madh të punëtorëve të larguar në industrinë e telekomit.

“Mënyra se si do të menaxhohet reduktimi i numrit të punonjësve do të ndryshojë në varësi të praktikës së vendit vendor”, njoftoi shefi ekzekutiv, Borje Ekholm.

“Në disa vende lajmi është komunikuar këtë javë”, tha ai.

Të hënën, kompania, e cila punëson më shumë se 105 mijë punëtorë në mbarë botën, njoftoi rreth planeve për të larguar nga puna rreth 1 mijë e 400 punëtorë në Suedi./UBTNews/

Exit mobile version