UBT News

Eric Zemmour kritikohet për thirrjet kundër Macronit që u bënë në tubimin e tij

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar kandidatin rival presidencial Eric Zemmour pasi disa nga mbështetësit e tij u dëgjuan duke brohoritur “Killer Macron” (Macron vrasësi) në një tubim të fundjavës.

Zemmour po sulmonte qeverinë aktuale për pasigurinë në atë kohë. Fakti që ky i fundit u duk se e la të vazhdonte brohoritjen, zgjoi kritika dhe u dënua nga politikanët.

Por ish-gazetari i ekstremit të djathtë tha se nuk i dëgjoi thirrjet për shkak të niveleve të zhurmës në tubim. Ai më vonë tha se nuk i miratonte thirrjet në fjalë.

“Dje [të dielën], nuk e dëgjova këtë fjalë për të cilën po flet shtypi dhe që unë nuk e mbështes”, tha ai në Twitter të hënën.

Thirrjet filluan në pikën e mitingut kur ai përmendi “dorëheqjen e qeverisë” përballë disa rasteve të vrasjeve të profilit të lartë të viteve të fundit – ajo e Sarah Halimit dhe Mireille Knoll.

Të dielën, Valérie Pécresse, ishte një nga politikanet që dënoi incidentin, duke thënë se “të lejosh një kundërshtar të trajtohet si vrasës është e rrezikshme për Republikën”, duke shtuar se kjo nuk ishte “Franca ime”.

Presidenti Macron reagoi ndaj incidentit duke e përshkruar qëndrimin e Zemmour si “të padinjitet”.

“Ka dy teori: e para është se është një akt jo dinjitoz, që duket të jetë më i besueshmi, por nuk është befasi”, u tha ai gazetarëve.

“E dyta është se ka mungesë njohurish për një reformë shumë të rëndësishme gjatë mandatit tim”, shtoi ai, duke shpjeguar se si kostoja e aparateve të dëgjimit tani mbulohej plotësisht nga sistemi i sigurimeve shoqërore.

“Unë e ftoj kandidatin me vështirësi në dëgjim të pajiset me kosto më të ulët”, shtoi ai.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 10 prill, me një balotazh të mundshëm më 24 prill./UBTNews/

Exit mobile version