Mesfushori, Ergyn Ahmeti, pas një viti të kaluar te Dukagjini, i ka ndarë rrugët me këtë të fundit pas përfundimit të kontratës.
Ahmeti u bë pjesë e klinasëve vitin e kaluar kur ata u rikthyen në Superligë, këtë sezon e siguruan mbijetesën pa barazh, duke pasur rezultate pozitive në 15 ndeshjet e fundit, një humbje, pesë barazime dhe nëntë fitore.
Mesfushori është i njohur për magjitë e tij në fushë, e sidomos për super asistet që shumë herë ishin vendimtare të ndeshjeve.
Ai ishte edhe njëri nga më meritorët që Dukagjini mbeti pjesë e ligës elitare të futbollit kosovar.
Për Ahmetin ka interesim nga shumë skuadra, si nga Superliga e Kosovës ashtu edhe nga Superiora e Shqipërisë. /UBTNews/