Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të mërkurën se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk dallon nga Adolf Hitleri dhe i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët.
Në një ngjarje në Ankara, Erdogan shprehu kritika ndaj mbështetjes së Perëndimit për Izraelin, teksa shtoi se Turqia është e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutim rreth pikëpamjeve të tyre mbi konfliktin në Gaza./UBTNews/