Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje që të respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë, duke siguruar se Turqia nuk ka ambicie të futet në territorin e saj. Gjatë një fjalimi në Ankara të hënën në mbrëmje, Erdogan deklaroi:
“Turqia nuk i ka vënë syrin territorit apo sovranitetit të një shteti tjetër. Integriteti territorial i Sirisë duhet të mbrohet me çdo kusht. Siria i përket sirianëve me të gjitha identitetet e tyre etnike, fetare apo sektare. Populli i Sirisë do të vendosë për fatin e Sirisë.”
Gjithashtu, Erdogan tha se Turqia do të hapë pikën kufitare të Yayladagi me Sirinë për të mundësuar kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë pas rënies së regjimit të Bashar Al-Assad-it.
Pas 13 vitesh luftë civile në Siri, rebelët kanë arritur të marrin kontrollin e Damaskut, ndërsa presidenti Assad dhe familja e tij janë arratisur në Moskë. Pas kësaj, Izraeli ka marrë kontrollin e zonës tampon në Lartësitë Golan, ndërkohë që ka raportime për hyrjen e tankeve izraelite në territorin sirian dhe sulme ajrore të realizuara në Siri.
Në Siri veprojnë gjithashtu disa organizata të shpallura si grupe terroriste, siç është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe Shteti Islamik./UBTNews/