Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të përmbushin premtimet e tyre ndaj Rusisë dhe të bëjnë pjesën e tyre për të ringjallur Iniciativën e grurit të Detit të Zi.
Erdogan tha se do të diskutojë sërish mundësinë për ringjalljen e marrëveshjes me presidentin rus, Vladimir Putin dhe tha se kjo do të jetë ndër pikat kryesore të rendit të ditës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të këtij muaji.
Prishja e kësaj marrëveshje ka pasur ndikim të madh edhe përtej Rusisë dhe Ukrainës./UBTNews/