Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë sot edhe tri zona të tjera që u dëmtuan si pasojë e tërmetit të së hënës në Turqinë jugore, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT Haber.
Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, që janë pranë kufirit me Sirinë.
Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër ndihme emergjente të ngritur nga agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive pranë epiqendrës në rrethin e Pazarcikut.
Pas shqetësimeve të njerëzve mbi reagimin e Qeverisë, Erdogan tha se fillimisht kishin probleme në aeroporte dhe rrugë, megjithatë këmbënguli se situata është “nën kontroll”./UBTNews/