UBT News

Erdogan sërish nuk merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian

Turkish President Recep Tayyip Erdogan attends the presentation ceremony of letters of confidence to newly appointed Ambassadors at the Presidential Complex in Ankara, Turkey on September 27, 2023. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk do të marrë pjesë sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Granda të Spanjës. Kjo është hera e dytë që ai nuk po merr pjesë në këtë samit.

Mediat e huaja raportojnë se Erdogan është një figurë kyçe si në konfliktin Azerbajxhan-Armeni, ashtu edhe në diplomacinë rreth Ukrainës.

Erdogan ishte në enklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit muajin e kaluar për bisedime me Presidentin Ilham Aliyev për të diskutuar lidhjet Turqi-Azerbajxhan dhe çështjet rajonale dhe globale.

Turqia dhe Azerbajxhani kanë lidhje të forta ekonomike, ushtarake, kulturore dhe gjuhësore. Erdogan ka thënë se vendet janë “një komb, dy shtete”, shkruan Al Jazeera.

Exit mobile version