UBT News

Erdogan: Putin dëshiron të vazhdojë marrëveshjen e grurit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se presidenti rus, Vladimir Putin “dëshiron të vazhdojë këtë korridor humanitar pavarësisht deklaratës nga Moska mëngjesin e sotëm”. Kështu deklaroi Erdogan gjatë një konference për shtyp në Stamboll para vizitës në Arabinë Saudite.

Sipas Erdoganit, ministri i jashtëm turk do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus. Edhe Erdogani do ta telefonojë Putinin sapo të kthehet në Turqi nga Arabia Saudite.

“Uroj që pas telefonatës së sotme të mund të ecim para shpejt dhe të kthehemi në rrugë pa asnjë ndërprerje”, tha Erdogan./UBTNews/

Exit mobile version