UBT News

Erdogan: Po bëjmë përpjekje intensive për të shmangur përhapjen e luftës Izrael-Iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij është angazhuar me përpjekje intensive për të parandaluar përkeqësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke paralajmëruar rrezikun e një “katastrofe më të madhe” në rajon.

Duke folur gjatë një aktiviteti të sindikatave në Ankara, kreu i shtetit turk theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe dënimit të çdo sulmi që shkel sovranitetin e shteteve.

Turqia bën përpjekje intensive për të parandaluar që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër Iranit të shndërrohen në një katastrofë më të madhe”, u shpreh Erdogan, sipas agjencisë Anadolu.

Ai shtoi më tej: “Nuk i aprovojmë kurrë sulmet kundër sovranitetit të Iranit, sigurisë së rajonit, pavarësisht se nga vijnë ato, dhe ne shprehim qartë reagimin tonë.”

Deklarata e presidentit turk vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas shkëmbimeve të fundit ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, duke ngjallur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në nivel rajonal.

Exit mobile version