Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përsëriti thirrjet e tij të enjten për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa fliste në një konferencë në Kazakistan, ku merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.
“Secili prej nesh po ndjen ndikimin rajonal dhe global të krizës në Ukrainë… Pavarësisht nga këto vështirësi në terren, prioriteti ynë është t’i japim fund gjakderdhjes sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë fjalimit.
Më vonë të enjten, Erdogan dhe Putin pritet të takohen për një takim dypalësh, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Erdogan ka bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund luftës dhe ka luajtur një rol kyç në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB midis Moskës dhe Kievit këtë verë për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi në Ukrainë./UBTNews/