Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur rreth luftës së Izraelit në Gaza gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve shkencore në Ankara.
Erdogan tha se dhuna izraelite dhe numri i vdekjeve të palestinezëve, kryesisht fëmijë dhe gra, në Gaza që nga 7 tetori ka funksionuar si “një provë lakmusi” dhe ka treguar se kush ka kërkuar ose të mbrojë ose të shfrytëzojë “të drejtat dhe dinjitetin e njeriut”.
Më pas ai kritikoi ata që “veprojnë si apostuj të demokracisë”, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, organizatat ndërkombëtare të medias dhe Bashkimin Evropian. Ata kanë “dështuar gjatë kësaj krize”, shtoi ai./UBTNews/