UBT News

Erdogan nuk planifikon të takohet me Biden

Presidenti turk ka thënë se një takim me Joe Biden në lidhje me situatën në Gaza nuk është në axhendën e tij.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili po fliste me gazetarët në një fluturim nga Athina, tha se do ta diskutonte çështjen nëse presidenti i SHBA-së do t’a telefononte.

Erdogan tha se shpresonte se kjo do të çonte në fundin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.

Turqia ka qenë shumë kritike ndaj Izraelit që kur filloi sulmin e tij në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version