UBT News

Erdogan: Netanyahu do të gjykohet si kriminel lufte

FILE PHOTO: Turkish President Tayyip Erdogan delivers a national statement at the World Climate Action Summit during the United Nations Climate Change Conference (COP28) in Dubai, United Arab Emirates, December 1, 2023. REUTERS/Thaier Al Sudani/File Photo

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të gjykohet përfundimisht si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

Turqia, e cila mbështet një zgjidhje me dy shtete, ka kritikuar ashpër Izraelin për luftën me grupin militant islamik Hamas.

Autoritetet në Gazën thonë se mbi 15 mijë e 500 palestinezë janë vrarë si pasojë e dhunës.

Në një fjalim në një takim të një komiteti të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan pretendoi se Gaza është tokë palestineze dhe do t’i përkasë gjithmonë palestinezëve.

“Përtej të qenit kriminel lufte, Netanyahu, i cili është kasapi i Gazës tani, do të gjykohet si kasapi i Gazës”, tha Erdogan.

“Ata që përpiqen të kapërcejnë vdekjen e të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm duke përdorur justifikimin e Hamasit nuk kanë asgjë për t’i thënë njerëzimit”, shtoi ai.

Për dallim nga shumica e aleatëve të saj perëndimorë, Turqia si anëtare e NATO-s nuk e sheh Hamasin si një grup terrorist./UBTNews/

Exit mobile version