Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan së shpejti mund të vizitojë Moskën për të diskutuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, u tha gazetarëve presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Së shpejti, ministri ynë i punëve të jashtme mund të realizojë një udhëtim në Rusi. Sepse diskutimi i kësaj çështje ballë për ballë ka një rëndësi të madhe dhe arritja e rezultateve në këtë mënyrë do të jetë shumë më e mundshme”, deklaroi ai tutje./UBTNews/