Në një telefonatë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni diskutuan lidhjet midis dy vendeve, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të kontribuuar ”në çdo mënyrë të mundshme” duke përfshirë edhe organizimin e bisedimeve të paqes, për të siguruar që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë ”me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Duke nënvizuar dritaren e mundësisë për arritjen e paqes Rusi-Ukrainë, Erdogan ka kërkuar që kjo ”dritare të mos mbyllet”.
Erdogan ka theksuar gjithashtu rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve për të arritur paqen./atsh/