Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi të mërkurën kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, të njohë shtetin palestinez.
Erdogan tha përmes telefonit se shpreson se Italia do të jetë “në anën e duhur të historisë”, duke ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë në njohjen e Palestinës si shtet.
“Duhet të rritet presioni për të ndaluar sulmet brutale të Izraelit ndaj Palestinës dhe për të detyruar administratën izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar”, njoftoi Presidenca e Republikës së Ankarasë.