UBT News

Erdogan: Izraelitët nuk e mbështesin më Netanyahun

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të referohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për mizoritë e kryera në Gaza, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori janë vrarë mbi 14 mijë njerëz dhe mbi 1 milion janë zhvendosur.

“Netanyahu është një i humbur. Edhe populli izraelit nuk e mbështet më Netanyahun”, tha Erdogan në Forumin e Biznesit Algjeri-Turqi.

“Sulmet kanë zbuluar edhe një herë fytyrën dhe qëllimin e vërtetë të Izraelit dhe mbështetësve të tij. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme që krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga pushtetarët izraelitë të mos kalojnë pa sanksione. Ne nuk mund dhe nuk do të tolerojmë politikën e Izraelit, e cila është zhvilluar duke pushtuar vazhdimisht, rrëmbyer toka dhe masakruar të shtypurit, për ta bërë Gazën një vend të pabanuar”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version