Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan rezultoi pozitiv me COVID-19. Përmes një shkrimi në Twitter, ai njoftoi se kanë simptoma të lehta të sëmundjes. Presidenti turk njoftoi se do të vazhdojë punën nga shtëpia. Erdogan mori dozën e tretë të vaksinës antiCOVID në qershor të vitit të kaluar.
Turqia regjistroi 12 milionë raste me COVID-19 dhe afërsisht 90 mijë raste të vdekjes që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve ditore u rrit në më shumë se 100 mijë javët e fundit, teksa zyrtarët shëndetësorë ia atribuan rritjen e rasteve të reja variantit më ngjitës të koronavirusit, Omicron./UBTNews
Bugün hafif belirtiler üzerine eşimle birlikte yaptırdığımız COVID-19 testimizin sonucu pozitif çıktı. Omicron varyantı olduğunu öğrendiğimiz hastalığı hamdolsun hafif geçiriyoruz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 5, 2022
Görevimizin başındayız. Çalışmalarımıza evde devam edeceğiz. Dualarınızı bekliyoruz.