Rexhep Tayyip Erdogan i ka thënë liderit rus se ai do të vazhdojë të angazhohet në diplomaci për të rikthyer marrëveshjen e grurit, ka thënë zyra e tij.
“Presidenti Erdogan shprehu rëndësinë e frenimit nga hapat që mund të përshkallëzojnë tensionet gjatë luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e nismës së Detit të Zi, të cilën ai e përshkroi si një urë paqeje”, thuhet në deklaratë.
Liderët poashtu u pajtuan që Putin të vizitojë Turqinë në fund të gushtit./UBTNews/