UBT News

Erdogan: Hamasi nuk është grup terrorist

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur grupin Hamas çlirimtar dhe dënoi Perëndimin për mosndaljen e sulmit të Izraelit në Gaza. Presidenti i Turqisë tha të mërkurën se nuk e ka në plan për të shkuar në Izrael.

Duke iu referuar një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në New York, ai tha: “Ia mbajta dorën, kishim qëllime të mira, por ai abuzoi me të”.

“Raportet tona mund të ishin ndryshe, por kjo nuk do të ndodhë, fatkeqësisht”, shtoi presidenti turk.

Erdogan dënoi Izraelin, teksa tha se “nuk do të gjeni asnjë shtet tjetër, ushtria e të cilit të sillet në mënyrë kaq jonjerëzore”./UBTNews/

Exit mobile version