Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit të së hënës nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar.
Erdogan është përballur me kritika nga të mbijetuarit për numrin e pamjaftueshëm të shpëtimtarëve dhe ndihmave humanitare që janë dërguar në ditët e para pas tërmetit.
Duke folur me gazetarët në qytetin jugor Adiyaman, ai u citua nga AFP të thoshte se “aq shumë ndërtesa u dëmtuan sa për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të përshpejtonim ndërhyrjet tona aq shpejt sa kishim dëshiruar”.
Ai tha gjithashtu se disa njerëz po plaçkisnin tregjet dhe sulmonin bizneset, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në zonë do të lejojë shtetin të vendosë dënimet e nevojshme./UBTNews/