Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është planifikuar të vizitojë qytetet e prekura nga tërmeti, Kahramanmaras-in dhe Hatay-n. Ai do të shkojë edhe në Pazarcik, epiqendër e tërmetit, shkruan BBC.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në dhjetë provincat më të prekura.
Mbi 9 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.