Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se do të diskutojë çështjen e centralit bërthamor në Zaporizhzhia me presidentin rus Vladimir Putin, pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Lviv.
“Ne do ta diskutojmë këtë çështje me zotin Putin dhe do t’i kërkojmë atij veçanërisht që Rusia të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim si një hap i rëndësishëm për paqen botërore”, tha Erdogan.
Zelensky i bëri thirrje Rusisë që të heqë të gjitha minat në zonë, tha Erdogan, sipas tekstit të intervistës.
Erdogan zhvilloi bisedime trepalëshe në Lviv me liderin ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Ai shprehu shqetësime për konfliktin e vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, duke paralajmëruar rrezikun e “një Çernobili të ri”.
Ekspertët janë të kujdesshëm ndaj krahasimeve me Çernobilin, duke thënë se një përsëritje e katastrofës është tepër e pamundur dhe se kërcënimi kryesor është për zonën afër uzinës./UBTNews/