UBT News

Erdogan dënon ‘referendumet’

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi “referendumet e njëanshme” të Rusisë në zonat e pushtuara të Ukrainës në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Erdogan thuhet se i përshkroi referendumet si “burim shqetësimi” që “do ta bënin të vështirë ringjalljen e procesit diplomatik”.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin. Që nga fillimi i pushtimit, presidenti Erdogan kërkoi të ndërmjetësojë mes dy shteteve./UBTNews/

Exit mobile version