UBT News

Erdogan bisedë telefonike me Merz për luftën Izrael-Iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të Kryesisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë, në bisedë u diskutua për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si dhe mbi çështjet bilaterale dhe rajonale.

Erdogan, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit mund të ketë pasoja serioze për rajonin dhe për Evropën, sidomos në rritjen e flukseve migratore.

Duke theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit është kthimi në tryezën e negociatave dhe se konflikti që filloi me sulmin e Izraelit ndaj Iranit e ka rritur kërcënimin për sigurinë rajonale në nivelin më të lartë, Erdogan vuri në dukje se pasojat e kësaj spiraleje dhune të shkaktuar nga sulmet izraelite mund të dëmtojnë rajonin dhe Evropën.

Spirala e dhunës e shkaktuar nga sulmet e Izraelit mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën për sa i përket migracionit dhe mundësisë së rrjedhjes bërthamore”, e citoi zyra e tij të thoshte atë në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Presidenti Erdoğan në bisedë tha se Turqia po bën përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të siguruar paqen, dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë.

Exit mobile version