Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike që zhvilloi të dielën me homologun e tij rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij, raporton Reuters.
“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk./UBTNews/