Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti se qeveria do të marrë masa kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar.
Çështja e sigurisë është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.
Është raportuar se ka pasur përleshje midis grupeve të paidentifikuara dhe se rreth 80 trupa austriake në rajon janë strehuar në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare, në pritje të udhëzimeve.
“Do të thotë që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre”, tha ai.
Erdogani tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa janë të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillojnë së shpejti procesin e rindërtimit.